Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas dështimit të Glauk Konjufcës për formimin e Qeverisë së re.
Ai ka thënë se pas dështimeve të njëpasnjëshme të të dy mandatarëve, qeveria aktuale ka humbur mbështetjen politike dhe u tregua e paaftë të i krijojë institucionet e reja, duke shkaktuar pasiguri institucionale, politike dhe shtetërore.
Hamza më tej thotë se koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar dhe ka ardhur koha për një qeveri që punon.




