Këshilli Prokurorial i Kosovës është mbledhur të enjten dhe pritet të diskutojë disa çështje, përfshirë edhe atë të Besim Kelmendit, u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit.
Me të nisur mbledhja, anëtarja e Këshillit Prokurorial, Jehona Grantolli kërkoi përfshirjen në rend të ditës të një pike për shkarkimin e Besim Kelmendit.
Ajo tha se kërkon shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit pas zhvillimeve të fundit në të cilat është përfshirë Kelmendi.
Grantolli shtoi se Kelmendi është bërë pjesë e një grupi të ngushtë interesi, i cili është grup brenda KPK-së.




