Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Me propozim të zv.kryesueses Jehona Grantolli, Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e 278-të me radhë, me 5 vota, ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale lidhur me masakrën e Reçakut.
Në vend të tij është emëruar zv.kryeprokurori Agron Calaj.




