Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në takim me Presidenten e Kosovës ku edhe u shpërbë Kuvendi i Kosovës ka propozuar që data e zgjedhjeve të reja parlamentare të jetë me 21 dhjetor.
Sipas tij, nuk bën që në të njëjtën kohë të kërkohet urgjencë për formimin e institucioneve dhe në të njëjtën të kërkohet një datë më e vonshme për zgjedhjet.
Hamza e ka deklaruar edhe njëherë atë që e tha sapo u bë kryetar i PDK-së, se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike.




