Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva në këtë xhiro do të jetë mysafire e Prishtinës, ndeshje që do te zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00.
Poashtu në të njëjtën ditë, Prishtina e Re e pret Dritën me fillim nga ora 13:00.
Ndërkaq të dielën, do të zhvillohen edhe tre lojët e tjera të kësaj xhiroje.
Dukagjini e pret Drenicën në shtëpi, Ferizaji udhëton drejt Gjilanit dhe Ballkani e pret Llapin.
Të gjitha ndeshjet e së dielës luhen me fillim nga ora 13:00.





