Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka premtuar se Gjermania do të pajisë Ukrainën me sisteme armësh me rreze të gjatë veprimi, megjithëse nuk dha një përgjigje për furnizimin me raketa Taurus.
Ai shtoi se Gjermania dhe Ukraina kanë rënë dakord të mos diskutojnë më publikisht detajet, pasi duan që “pala ruse të ketë një shkallë pasigurie në lidhje me fushëveprimin e mbështetjes sonë ushtarake”.
Merz gjithashtu theksoi: “Sasia e armëve me rreze të gjata veprimi do të rritet në javët dhe muajt e ardhshëm, nëse është e nevojshme, derisa sisteme të tilla armësh të prodhohen edhe në Ukrainë.”




