Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mirëpriti sot në takim kryetarin e Bashkisë Hora e Arbëreshëve, Rosario Petta.
Kurti shprehu interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit me komunitetin Arbëresh, veçanërisht në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe, si pjesë e rëndësishme e historisë sonë të përbashkët.
Po ashtu u diskutua edhe nevoja për të nxitur lidhje të reja ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe universiteteve të rajonit, me fokus në projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime akademike dhe mobilitet të studentëve.
Ndërkaq të dy homologët u pajtuan që në kuadër të këtij bashkëpunimi të ndërtohet një shtatore e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, në Bashkinë Hora e Arbëreshëve.





