Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin është shënuar një aksident trafiku me fatalitet.
Janë regjistruar gjithsej 15 aksidente me të lënduar dhe 42 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2147 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 12 janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i ndalimit policor, dhe asnjë person nuk është dërguar për të vuajtur dënimin.




