Punëtorët e Postës së Kosovës nga e hëna kanë hyrë në grevë pasi që kërkesat e tyre si rritja e pagave, pagesa e rrezikshmërisë dhe plotësimi i numrit të stafit, nuk u janë realizuar, përkundër kërkesave të vazhdueshme që ata i kanë bërë tek menaxhmenti.
Driton Gashi, i cili së bashku me 25 puntorë të tjerë të postës numër 6 në Prishtinë, janë të vendosur që të vazhdojnë grevën, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ai theksoi se që nga e hëna kur dhe ka filluar greva e tyre, puna është paralizuar dhe nuk është realizuar asnjë shpërndarje e dokumenteve as në Gjykata dhe as në ndonjë institucion tjetër, ndërsa thotë se përkunder takimeve me menaxhmentin e Postës, ata nuk kanë marrë ndonjë konfirmim për realizimin e kërkesave të tyre.




