Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e njeh 21 nëntorin si Ditën Botërore të Televizionit, e shpallur si e tillë përmes një rezolute të 17 dhjetorit 1996.
Dita Botërore e Televizionit nuk është aq shumë një kremtim i mjetit, por më tepër i filozofisë që ai përfaqëson. OKB thotë se, televizioni përfaqëson një simbol të komunikimit dhe globalizimit në botën bashkëkohore.
Televizioni u pranua si një mjet kryesor në informimin, kanalizimin dhe ndikimin e opinionit publik. Ndikimi dhe prania e tij dhe ndikimi i tij në politikën botërore nuk mund të mohohej.




