Këshilli Prokurorial i Kosovës, kohëve të fundit është përfshirë në ngjarje që kanë shkaktuar edhe shkarkimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe ish-prokurori special, Elez Blakaj.
Ai ka thënë se gjendja e krijuar në KPK është për keqardhje dhe se KPK nuk është institucion privat, pronë individuale apo plaçkë e grupeve të interesit.
Ndryshe, anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, që nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, e kanë kundërshtuar vendimin e këtij institucioni për shkarkimin e Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.




