Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, sot u mbajt ceremonia e përfundimit të akademisë ushtarake tre vjeçare në Republikën Federale të Gjermanisë të katër kadetëve të FSK-së.
Oficerët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që diplomuan me sukses të lartë ishin: Nëntoger Shumëzim Karaqica, Nëntoger Arton Xhemajli në drejtimin ushtarak Logjistikë, Nëntoger Xheladin Kurtaj dhe Nëntoger Fatlum Agushi.
Në këtë ceremoni që u mbajt sot morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Forcave të Armatosura Gjermane (Bundesweh), stafi i ambasadës së Republikës së Kosovës, familjarë të kadetëve, mysafirë të nderit.
Oficerët e diplomuar bashkohen me trupën e oficerëve të FSK-së, të përgatitur, të aftë dhe të denjë për të udhëhequr trupat tona me nder, integritet dhe përkushtim.




