Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe afatet për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës.
Planin e aktiviteteve dhe afatet kohore për zgjedhjet i prezantoi anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, i cili tha se fushata zgjedhore fillon me datën 17 dhjetor dhe përfundon me datën 28 dhjetor, pra është 12 ditë fushatë për subjektet politike.
Ai gjithashtu bëri të ditur edhe periudhat e certifikimit të partive politike nga ana e KQZ-së, ku tha se periudha për certifikimin e partive politike do të jetë nga data 24 nëntor deri më 30 nëntor.
Ky proces është ndryshe nga proceset e tjera, sepse është i ndarë në dy faza.
Bëhet fjalë për certifikimin e subjekteve politike dhe certifikimin e listave të kandidatëve të partive politike
Lista e kandidatëve të partive politike realizohet nga 24 nëntori deri më 7 dhjetor, ndërkaq hedhja e shortit do të bëhet me 8 dhjetor.
Periudha e aplikimit për votuesit jashtë Kosovës fillon më 26 nëntor, dhe mbaron me datën 6 dhjetor, ndërkaq periudha e votimit me postë nis më 12 dhjetor dhe përfundon më 27 dhjetor.




