Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” SH.A. ka njoftuar se nga sot (e hënë), do të ndërpritet qarkullimi i të gjitha linjave të Trafikut Urban. Sipas tyre, kjo vjen si pasojë e vështirësive financiare.
Ata shprehin keqardhje për pasojat që kjo ndërprerje do t’u shkaktojë qytetarëve dhe sqarojnë se qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet ndaj ndërmarrjes.




