Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se nuk mjafton të ndërrohet pushteti, por duhet të ndryshojë politika në tërësi.
Ai ka theksuar se nuk kërkohet vetëm ndërrimi i emrave apo partive në pushtet, por ndryshim i kulturës politike, e nëse këto nuk ndodhin atëherë kriza vazhdon dhe ndodh kolapsi.





