Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dollc, ku si pasojë janë lënduar katër persona, siç merr vesh Klina info.Menjëherë pas raportimit, njësitë e Policisë së Kosovës dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmë emergjente dhe për të siguruar zonën.Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre ende nuk është konfirmuar.Policia ka nisur procedurat për hetimin e shkaqeve të aksidentit, ndërsa trafiku në segmentin ku ka ndodhur ngjarja është zhvilluar me vështirësi për disa minuta.





