Sot është shënuar Java e Biznesit Kosovar, një projekt i filluar në vitin 2003 me qëllimin e ngritjes së vetëdijes për konsumimin e produkteve “Made in Kosova”.
Në këtë ngjarje, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se mosfunksionimi i institucioneve të Kosovës, ka bërë që Kosova të jetë në gjendjen më të rëndë që nga paslufta, duke u theksuar se Kosovës po mbetet e varur nga importet, ndërkaq ka përmendur edhe shtrenjëtimin e energjisë elektrike që sipas tij, shumë prodhues u detyruan të riorganizojnë prodhimin, punësimin, disa janë mbyllur e disa janë bartur jashtë Kosovës.
AKB paralajmëron se nëse nuk ndërmerren masa urgjente, Kosova rrezikon recesion ekonomik dhe humbje masive të vendeve të punës.




