Anëtarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar ministrit në detyrë, Hekuran Murati lidhur me gjendjen e buxhetit për Prishtinën.
Ajo ka thënë se propozimi ka qenë që të votohet buxhetit i Prishtinës, pa krijimin e komisioneve parlamentare.
Kica-Xhelili gjithashtu tha se kështu ndodh kur merr barrën e juristit për partinë që shkeljen e Kushtetutës e konsiderojnë akt patriotik.
Ajo gjithashtu e pyet Muratin se pse i humbën 15 ditë kur nuk i kishin numrat?





