Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se Ermal Sadiku, njëri prej emrave më të shquar të inxhinierisë, inovacionit dhe sipërmarrjes teknologjike në Kosovë i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Aderimi i tij në LDK është forcim i ekipit tonë. Ai vjen me profesionalizëm, integritet e përvojë. Ai vjen si një adresë e tashme politike dhe e ardhme e sektorit më me potencial në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.





