Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka uruar “Ditën e Forcës” nga kazerma “Adem Jashari” duke thënë se është dita më e gëzuar për popullin e Kosovës ka përmendur buxhetin për FSK-në dhe armatimin me të cilën po furnizohet ushtria e Kosovës.
Ai tha se brezat e rinj janë gjithnjë e më të sigurtë falë ushtrisë së Kosovës, pa çka theksoi sakrificën e dëshmorëve, duke nisur nga kryekomandanti Adem Jashari.
Kurti tha se më herët FSK ishte shumë pak e pajisur me armatim, ndërsa tani janë bërë investime mbi 430 milionë euro dhe ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë partnerët të cilët janë në krah të Kosovës dhe po e mbështesin.




