Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme pritet të ndajë buxhet për pagat e Radio Televizionit të Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se mjetet do të ndahen nga kategoria e kursimeve dhe është vetëm një improvizim i detyruar pas përpjekjeve të tyre të vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës për ta miratuar buxhetin e RTK-së.




