Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrollit rutinë në pikëkalim kufitar është zbuluar dhe parandaluar një rast i tentim-shmangies së detyrimeve doganore.
Gjatë inspektimit të detajuar, njësitë doganore kanë gjetur 4 telefona të rinj IPHONE 17 PRO MAX, si dhe pjesë të ndryshme për telefona mobil, të cilat ishin të padeklaruara nga pala përgjegjëse.Vlera totale e mallit të sekuestruar është mbi 5000 mije euro.
Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, thuhet në njoftim.





