Sot Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka marrur disa vendime.
Në vendimin e parë u ndanë mjetet për punëtorët e RTK-së, ku Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se këto mjete po ndahen nga kategoria e kursimeve.
Në këtë mbledhje poashtu u fol edhe për shpronësim të pronave të paluajtshme shoqërore ‘KBI Ereniku’ për ndërtimin e zonës industriale të mbrojtjes në Gjakovë, dhe me këtë sipas Kurtit, hapet rruga për ndërtesën e fabrikës së municioneve të parë së llojit të saj që do t’i shërbejë ushtrisë sonë, do ta rrisë sigurinë tonë dhe do ta ngrejë edhe më tej kapacitetin tonë profesional.
Lidhur me këtë, ai poashtu premtoi se në mandatin e tyre të ardhshëm do t’i investojnë mbi 1 miliardë euro në mbrojtje.
Kurti gjithashtu ndau mjete për Kombëtaren e Kosovës, të cilës i’a ndau 250,000 euro shpërblim për suksesin historik të kualifikimit në “play-off”-et e botërorit 2026.
Ai premtoi se në rast fitoreje ndaj Sllovakisë do të ndahen edhe 500 mijë euro ndërsa në rast kualifikimi për në Kupën e Botës 2026, atëherë ai do të ndajë edhe 1 milionë euro.




