Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas ndarjes së mjeteve për punëtorët e RTK-së nga Qeveria në detyrë.
Ajo përmes një postimi ka thënë se Qeveria fajësonte të tjerët por po del që paska pasur mundësi gjithë kohën që të paguajë punëtorët e RTK-së, ndërkohë që punëtorët u lanë pa paga, u maltretuan, u turpëruan publikisht dhe familjet e tyre u detyruan të jetojnë pa të ardhura minimale.
Deliu më tej shton se kjo nuk është thjesht papërgjegjësi por është abuzim i pastër me pushtetin dhe se RTK u përdor si vegël për betejat të ulta politike dhe për lojën e pafund të fajsimeve për bllokadën institucionale.
“Keq, shumë keq!” – përfundon ajo.





