Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberi, ka uruar sot shqiptarët kudo që jetojnë, me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai ka theksuar rëndësinë historike të kësaj date dhe simbolikën e përjetshme të flamurit kuqezi.
Kamberi uroi që flamuri kombëtar të valojë në çdo shtëpi dhe në çdo zemër shqiptare, duke theksuar se uniteti dhe dinjiteti janë rruga drejt një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj.






