Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmeve të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ankesën e LDK-së për votimin jashtë Kosovës.
Ai ka thënë se LVV po synon të manipulojë me votat e diasporës, siç thotë ai, me votim në salla dasmash e depo mallrash, jashtë ambasadave qysh e thotë ligji, në vende ku nuk ka kontroll e monitorim.
Abdixhiku tutje thotë se mërgata kurrë më të lehtë nuk e ka pasur votimin, përveç se zgjedhjet janë në fundvit kur secili mund të jetë në atdhe dhe ata që nuk mund të vijnë, mund të votojnë në ambasada dhe konsullata të shtetit tonë apo mund të votojnë edhe më postë me fletëvotim të pranuar nga shteti e jo të printuar vet.
“Paniku i tyre është shenja e parë e humbjes së që i pret.” – përfundon shkrimin ai.





