Të dielën është përuruar emërtimi i njërës prej rrugëve të New York-ut me emrin e heroit tonë, Isa Boletini.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili ishte i pranishëm në këtë përurim ka thënë se ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe ShBA-së.
Ai shton se “Isa Boletini” në New York është një mesazh i fuqishëm për brezat e rinj se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet mbrojtur çdo ditë.
Peci falënderon miqtë kongresmenë, autoritetet e New York dhe komunitetin shqiptar për përkushtimin e tyre të palodhur.





