Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë kanë paralajmëruar radikalizmi të veprimeve dhe bllokim të qytetit me autobusët nëse zvarritet edhe më tej çështja e mos alokimit të mjeteve financiare për pagat e tyre.
Përfaqësuesi i “Trafikut Urban” Elmi Gashi u ka bërë thirrje Ministrisë së Financave por edhe Komunës që ta thërrasin arsyen dhe të reflektojnë, duke theksuar se ata janë bërë si një top i ping pongut.
Ai ka paralajmëruar se me autobusë do ta bllokojnë qytetin pavarësisht se me cka do të përballen.




