Mbrojtja e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti, ka kërkuar shtyrje të seancës në Apelin e Posaçëm.
Kujtim Cakrani, tha se ka apeluar pezullimin e afateve të paraburgimit dhe më tej ka shtuar se nuk është paraqitur mbasi duhet të ndjekë një seancë penale në Durrës.
Kujtojmë se pak ditë më parë saktësisht më 27 nëntor, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, për t’u liruar.




