Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka hedhur akuza nuk dihet se në drejtim të kujt, por duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për anëtarë të kësaj partie.
Ai ka deklaruar se nga politika s’po largohen disa veteranë që “profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik”.
Lladrovci shton se Hamza është lideri i duhur dhe pret që ta përkrahin qytetarët pa dallim ndërsa keqbërësit me libreza partie siç i quan ai, do të bënin mirë të heshtin dhe të mos e pengojnë rriten e PDK-së, ndryshe, dëmi është te dera.





