Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje me Partinë e Drejtësisë për një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PD-së, Ferid Agani.
Sipas krerëve të të dy partive, ky bashkëpunim është rezultat i vlerave të përbashkëta politike dhe angazhimit për institucionalitet.




