Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se koordinimi ndërinstitucional dhe reagimi i shpejtë shpëtojnë jetë, minimizojnë dëme dhe parandalojnë kriza humanitare.
Ai nënvizoi se për këtë arsye, vendi ynë është e përkushtuar ta avancojë arkitekturën e saj të emergjencave civile, duke investuar në kapacitete logjistike, teknologji moderne, ngritje të kapaciteteve profesionale dhe forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Sveçla shtoi se në këtë rrugëtim roli i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, IHMK-së, Agjencisë së Pyjeve dhe institucioneve të tjera relevante është thelbësor.




