Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim të fortë në një intervistë, duke thënë se Bashkimi Evropian, i cili ende mbahet peng nga pesë shtete që nuk e njohin Kosovën dhe që ato vende ndjekin linja pro-ruse, nuk mund të ketë rol efektiv në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, ajo që ka ndodhur në vitin 2025 mund të përsëritet në një version edhe më të errët në vitin 2026.
Hoxhaj kritikoi ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se gjatë vitit 2025 Kurti ka treguar se ose i krijon institucionet sipas kushteve dhe parametrave të tij, ose i përjashton të gjithë të tjerët.
Enver Hoxhaj kujtoi edhe sulmin publik të Kurtit me termin “hajvanat”, duke nënvizuar se nuk ishte drejtuar opozitës, por qytetarëve që nuk ia dhanë votën.




