Analisti i çështjeve të sigurisë Burim Ramadani është rikthyer në AAK dhe këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, që e prezantoi Ramadanin si kandidat për deputet.
Ai e ka cilësuar Ramadanin si “mendje të kthjellët që punon për sigurinë e shtetit” dhe si një ndër profesionistët më të përgatitur që ai njeh.
Sipas Haradinajt integriteti dhe përvoja e Ramadanit e bëjnë atë “një vlerë të veçantë për Kosovën”.




