Analisti politik, Agon Maliqi, tha se ndikimi i Serbisë në Kosovë prej vitit 1999 ka qenë i ekzagjeruar dhe se Kosova pas këtij viti është larguar prej Serbisë me “shpejtësi të dritës’ me disa varësi ekonomike.
Ai thotë se ndikimi i Serbisë në vend ka qenë margjinal dhe jo përcaktues për zhvillimet ndërsa ka qenë kërcënues dhe herë pas here i suksesshëm me sabotime, por kryesisht nën kontroll të NATO-s dhe të shërbimeve të sigurisë.
Problemi, thotë Maliqi, është se ideologët të cilëve u ka penguar ndikimi i NATO-s dhe “që e kanë përjetuar këtë situatë si pushtim të ri, nuk kanë pasur guxim ta thonë këtë gjë publikisht, por e kanë barazuar agjendën perëndimore me atë të Serbisë, sepse kështu depërtohet më lehtë te masat e traumatizuara”.
Ai shton se Serbia vazhdon të mbesë “gogoli” i pushtetit për të frikësuar elektoratin dhe që kritikën ta shfaqë si antishtet.




