Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christy Noem, tha të enjten se administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump po përgatitet të zgjerojë listën e vendeve që i nënshtrohen një ndalimi udhëtimi, e cila do të rritet nga 19 që janë sot në më shumë se 30.
Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në qershor që u ndaloi qytetarëve të 12 vendeve të hynin në Shtetet e Bashkuara dhe kufizoi hyrjen për qytetarët e shtatë të tjerëve, duke thënë se ishte e nevojshme për t’u mbrojtur nga “terroristët e huaj” dhe kërcënimet e tjera të sigurisë. Ndalesat zbatohen si për emigrantët ashtu edhe për jo-emigrantët, siç janë turistët, studentët dhe udhëtarët e biznesit.
Noem nuk specifikoi se cilat vende do të shtoheshin në listë.




