Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në konferencën e sotme për media kanë konfirmuar protestën e radhës që do të mbahet në Shkup më 13 dhjetor.
Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se protesta do të nisë nga ora 13:00 dhe është protesta e pestë me radhë që organizohet për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Protestat më herët ishin mbajtur edhe në Prishtinë, Tiranë, Hagë dhe Strasburg.




