Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vazhduar aktivitetet e tij të përditshme politike, teksa sot në mëngjes është takuar me bashkëpartiakët e degës së AAK-së në Suharekë.
Muharremaj përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar disa fotografi nga takimi dhe ka falënderuar mbështetësit për, siç ka thënë, dashurinë dhe bashkimin që mbretëron në Suharekë.
Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe tre kandidatët për deputetë nga Suhareka: Albana Bytyçi, Refki Bytyçi dhe Burim Ramadani, si dhe pjesë e mbledhjes ka qenë edhe Shefket Kuçi, si dhe anëtarë të tjerë të degës së AAK-së në Suharekë.

Takimi vjen vetëm katër ditë para betimit të Muharremajt për mandatin e tij të tretë si kryetar të Suharekës dhe vetëm pak javë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të cilat pritet të jenë vendimtare për subjektet politike në vend.




