Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka mohuar që ndonjë zyrtarë i Qeverisë dhe i Lëvizjes Vetëvendosje ka lidhje me kompaninë EFT, dhe se Kosova nuk ka importuar energji elektrike nga ajo kompani.
Ajo në një konferencë për media tha se raportimet për këto janë të pavërteta, apo siç tha, janë gënjeshtra.
Rizvanolli rikujtoi se Qeveria nuk blen energji fare, ndërsa pjesa dërmuese në Kosovë blihet nga KEDS dhe KESCO për furnizim dhe humbje në rrjet.




