Lëvizja Vetëvendosje ka reagur pas deklaratave të kryetarit të Skënderajit, Sami Lushtakut, pas termave të përdorur nga ai drejtuar ish-deputetes Adriana Matoshi.
Nga LVV thonë se këto veprime tregjonë se sa lehtë e sheh Lushtaku nënçmimin e qytetarëve dhe sa natyrshëm i vjen t’i trajtojë njerëzit si objekte për t’u urdhëruar e disiplinuar sipas humorit të tij.
Tutje në reagimin e tyre thuhet se ajo që thotë Lushtaku lidhet drejtpërdrejt me praktikën e tij kontrolluese, por edhe me bindjen se gratë janë të manipulueshme, të drejtuara nga dikush tjetër dhe të ofendueshme sipas nevojës së retorikës së tij.
LVV e quan ironi faktin që dikush që ka kaluar vite duke i ikur drejtësisë, duke përzier politikën me frikën dhe duke mbijetuar në hijen e së kaluarës, sot kërkon të japë “leksione” për kontroll të popullit.
“Gratë për VETËVENDOSJE!” – shkruan LVV.





