Kryetari i Vushtrrisë që vjen nga PDK, Ferit Idrizi, është deklaruar pro një marrëveshje të mundshme që Fatmir Limaj të hyjë në listën e PDK-së për deputet.
Ai e ka arsyetuar qendrimin pro futjes në listën e PDK-së të Fatmir Limajt, duke thënë se përgatitja për fitore kërkon bashkëpunime strategjike dhe koalicione, me qëllim të rritjes së forcës politike dhe të votës së re.
Idrizi thotë se sipas bindjes së tij, futja e Limajt në listën e PDK-së është një vendim me kuptim politik, vlerë strategjike dhe interes të qartë elektoral për partinë.




