Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, i ka bërë thirrje kryetarit të kësaj partie, Bedri Hamzës, që të ndërmarrë hapin për pranimin e shkrirjes së Nismës dhe kryetarit të saj, Fatmir Limajt, në PDK.
Sipas Hasanit, këtë bashkim po e kërkojnë ushtarët, qytetarët simpatizantët dhe elektorati politik i PDK-së.
Ai ka shkruar se është për bashkim sepse sipas tij, të bashkuar sot janë më të fortë para çdo sfide për të ardhmen e vendit.




