Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të qëndrojë në Gjermani dhe në Zvicër, në datat 13 dhe 14 dhjetor, ku pritet të takohet me mërgatën atje.
Kështu ka njoftuar LDK-ja, ku ka ftuar qytetarët në ato vende, që të takohet dhe të flasin për programin e kësaj partie dhe projektet që e ‘’çojnë Kosovën drejt standardeve që i meriton’’.
Ata ftojnë mërgatën që të zgjedhin shpresën dhe le të fitojnë për Republikën.





