Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nga muaji i ardhshëm, paga minimale do të bëhet 425 euro bruto, nga 350 euro sa është tani.
Ai ka theksuar se paga minimale brenda mandatit të tij është rritur për tre herë, gjë të cilën e kishin gjetur në 130/170 euro.
Kurti shton se rritja do të bëhet në dy faza, nga 1 janari 2026 paga do të jetë 450 euro ndërkaq nga 1 korriku do të bëhet rritja tjetër në 500 euro.





