Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Gjatë takimit, ambasadori francez njoftoi se letrën e Hamzës për heqjen e të gjitha sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës e kishte përcjellë tek kabineti i Presidentit Macron.
Hamza tha se populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare.
Ai shtoi se bisedimet ishin të fokusuar edhe te rikthimi i normalitetit dhe stabilitetit në vend.




