Diplomati amerikan, Christopher Hill, në një intervistë për Euronews Albania është pyetur edhe për kritikat e tij që i ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai duke folur për përvojën e tij të madhe në negociata, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dëgjosh personin tjetër që po e jep opinionin e tij, teksa ka thënë se Kurti duhet të punojë më shumë në vështrimin e qëndrimit të palës tjetër.
Sa i përket raportit aktual në mes të SHBA-së dhe Kosovës, Hill ka thënë se është një perceptim që Kosova s’është duke punuar me Amerikën dhe se kur një perceptim i tillë ekziston është shumë e vështirë të ndryshohet.
Ai ka shtuar se Kosova duhet që të vuaj “pasojat” e të qenit shtet i pavarur dhe se s’duhet që të pres nga shtetet e tjera që t’ia menaxhojnë problemet dhe t’iu kërkojë shteteve të tjera që të vendosin sanksione palëve të tjera.




