Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipatin, me të ciliën diskutuan për sfidat që po përballet Kosova, zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e partisë së tij ndaj tyre.
Ai thekson se temë e veçantë ishte mbajtja e zgjedhjeve të 28 dhjetorit ku ai tregoi vizionin e tij politik.
Abdixhiku thotë se LDK është e përkushtuar që të garantoj stabilitet institucional dhe të shtyjë përpara zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbi të gjitha për ecje euroatlantike me aleat.
Ai gjithashtu shprehi mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës në çdo etapë shtetformuese.




