Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Gashi pas vdekjes së boksierit të njohur, Nazif Gashi, njërit prej emrave më të shquar të sportit kosovar.
Në telegramin e saj të ngushëllimit, presidentja ka vlerësuar Gashin si një simbol të guximit, disiplinës dhe përkushtimit, duke e cilësuar atë një nga figurat kryesore të boksit prishtinas, i cili solli lavdi dhe krenari për qytetin dhe klubin “Prishtina”.
Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe komunitetin sportiv, duke theksuar se kujtimi për Nazif Gashin do të mbetet gjithmonë i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë.




