Në Gjykatën e Apelit u shqyrtua rasti i Tom Dodajt, i dënuar me pesë vite burg për shitjen e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj.
Avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, deklaroi se vendimi i shkallës së parë ishte i drejtë dhe brenda kufijve ligjorë prej 1 deri në 8 vjet.
Sipas tij, shitja e armës që çoi në një pasojë kaq të rëndë nuk mund të trajtohet si rast i zakonshëm.
Syla bëri të ditur se familja Ademaj i kishte ofruar Dodajt mundësinë të kërkonte falje dhe të shprehte pendesë, por ai nuk e kishte bërë një gjë të tillë, gjë që nuk mund të konsiderohet rrethanë lehtësuese.
Avokati u shpreh i bindur se Apeli do ta vërtetojë dënimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë.




