Presidenca ka bërë të ditur se Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, do të marrë pjesë në një samit të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, i cili fokusohet në mbështetjen e fëmijëve.
Nga ZPRK u theksua se Kosova do të kontribuojë me angazhim konkret në këtë iniciativë, duke u bazuar në planet që tashmë i janë prezantuar Administratës Trump.
Samiti pritet të mbahet në muajin mars.




